Lladrovci për protestën e 7 gushtit: Kam rezervuar 5 autobusë, nëse ka nevojë edhe të tjerë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se me qëllim të pjesëmarrjes masive në protestën e 7 gushtit në kryeqytet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka organizuar katër autobusë për qytetarët.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai ka bërë të ditur se është i gatshëm të sigurojë edhe më shumë po pati nevojë.

“Protesta kundër padrejtësisë” është protestë ku do të marrin pjesë qytetarë pa dallim partie dhe bindjeve tjera, në mbrojtje të vlerave të luftës. UÇK zhvilloi luftë të drejtë, në pajtim me normat ndërkombëtare dhe vlerat e saj na bashkojnë të gjithëve.  Në takim theksova se protesta është e ftuar nga shoqatat e dala nga lufta, por, na takon të gjithëve në Komunën e Drenasit ta përkrahim këtë kauzë të drejtë në mbrojtje të vlerave të luftës. Me qëllim të pjesëmarrjes masive në Prishtinë, i kam rezervuar pesë autobusë që do të jenë në shërbim të qytetarëve, nëse do të ketë nevojë, mund të sigurohen edhe të tjerë. Nuk kemi heronj për të humbur!”, ka shkruar Lladrovci.

Protesta do mbahet të enjten me fillim nga ora 17:00, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Një protestë e ngjajshme ishte mbajtur në prillin e vitit 2023, një ditë para se të nisë gjyqi për krime lufte ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre duke e cilësuar procesin si “të padrejtë”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen se kishin qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Që të katërt, kanë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika