
Një trup i pajetë është gjetur i groposur në fshatin Baicë të Lipjanit. Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë nisur menjëherë procedurat hetimore për ndriçimin e rastit.
“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, ka njoftuar Ahmeti.