Në Gjakovë, një qytetar ka treguar shembull të rrallë ndershmërie duke kthyer një shumë të madhe parash që kishte gjetur në rrugë.
Binak Neziri nga Gjakova kishte gjetur një çantë në rrugën “Tirana”, në të cilën ndodheshin rreth 15 mijë euro.
Ai e dorëzoi çantën në Stacionin Policor të Gjakovës dhe, pas procedurave zyrtare, paratë iu kthyen pronarit legjitim.
Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje për gjestin e Nezirit, duke e vlerësuar si shembull të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.