
Në kuadër të Konferencës së 8-të të Ambasadorëve, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është mbajtur paneli me temën “Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
Qëllimi i këtij paneli ishte bashkëbisedimi ndërmjet përfaqësuesve të Luginës së Preshevës dhe ambasadorëve të Republikës së Kosovës, për të adresuar sfidat dhe nevojat e shqiptarëve në këtë rajon.
Të ftuar në panel ishin deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.
Paneli u moderua nga drejtori i MPJD-së për Evropë dhe BE, Mentor Tahiri.
Lajmin për pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet e ka bërë të ditur edhe Shaip Kamberi përmes rrjeteve sociale.