Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë ndaj dy personave që kanë përhapur ideologji fetare sipas propagandës së ISIS-it

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur dy aktakuza të ndara, sot më 14 gusht 2025, ndaj dy personave me inicialet M. M. dhe A. B., të cilët akuzohen për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje mes grupeve fetare, duke propaganduar ideologji ekstremiste fetare sipas metodave të ISIS-it.

M. M. akuzohet se ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, përmes publikimit të fotove dhe videove të personave të radikalizuar në rrjetin social “Facebook”, si dhe thirrjeve të drejtpërdrejta për ekstremizëm fetar.

Ndërsa A. B. dyshohet se ka bërë thirrje për zbatimin e ligjeve të “Sheriatit”, kundërshtimin e sistemit demokratik, simboleve shtetërore dhe ligjeve të Kosovës.

Sipas aktakuzës, nga viti 2019 deri më 22 maj 2025, ai ka shpërndarë në profilin e tij në “Facebook”, me emrin “Ubejdullah Abu Suhejla”, materiale nxitëse dhe ka bërë thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad.

Rasti pritet të procedohet për gjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika