Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar para protestës së sotme të qytetarëve të Gjilanit, duke e quajtur të drejtë dhe të domosdoshme ngritjen e zërit kundër, siç tha ai, “heshtjes dhe mbrojtjes së hapur” nga ana e qeverisë ndaj autorit të një krimi të trefishtë në qytet.
Tahiri akuzoi ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe kryeministrin Albin Kurti për pesë ditë mosveprim lidhur me arrestimin e një personi të dyshuar për fajde, i cili vrau tre qytetarë të pafajshëm.
Sipas tij, në ditën e tragjedisë, në vend që të ndërmerreshin masa të menjëhershme sigurie dhe të bllokoheshin hyrje-daljet e qytetit për kapjen e autorit, atij iu lejua arratisja.
“Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje – aty buron krimi dhe tmerri që po e terrorizon Gjilanin,” deklaroi Tahiri.
Ai theksoi se heshtja institucionale dhe mungesa e reagimit.