PDK sfidon qeverinë, Fetahu: PDK kërkon nga Kushtetuesja pezullimin e vendimit të ZRRE-së

Faton Fetahu, avokat i partisë më të madhe opozitare PDK, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka folur për mundësinë e rrëzimit të vendimit të ZRRE-së nga Gjykata Kushtetuese, pasi PDK ka dërguar në gjykatë vendimin e ZRRE-së për futjen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë.

Ai ka thënë se PDK, si subjekt juridik në procedurë administrative, kishte kërkuar nga ZRRE-ja që në muajin maj të pezullojë e më pas të anulojë njoftimin e saj të datës 12 mars, ku sipas tij kishte filluar zyrtarisht procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Tutje, ai ka theksuar se ZRRE ka ndërmarrë këtë hap për t’i ikur ligjit dhe kontrollit gjyqësor të gjykatave të rregullta, duke mos marrë një vendim formal për një çështje kapitale siç është liberalizimi i tregut energjetik.

“Është thirrur në Ligjin për energjinë elektrike, mirëpo PDK asnjëherë nuk e ka kontestuar – ashtu siç edhe bizneset nuk e kontestojnë – liberalizimin e tregut si proces, por kontestojnë mungesën e kushteve, të plotësimit të kushteve”, ka thënë ai.

“Nuk mund të shkojë bashkë fjala liberalizim, që nënkupton liri zgjedhjeje, me fjalën imponim apo detyrim”, ka shtuar ai, duke theksuar se bizneseve po u imponohet të përjashtohen nga shërbimi universal i energjisë elektrike dhe të detyrohen të zgjedhin mes kompanive të licencuara – disa prej të cilave, sipas tij, janë të afërta me qeverinë – për të blerë energjinë.

Fetahu ka deklaruar se kjo nuk është një betejë parti–pushtet, por një betejë për të mbrojtur të drejtën.

Ai ka bërë të ditur se dje (të enjten) PDK ka ngritur një rast individual, i quajtur KI, ku pala parashtruese është vetë PDK si person juridik, e cila duke vepruar në emër të mbrojtjes së interesit publik ka bërë kërkesë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimeve gjyqësore që kanë refuzuar masën e sigurisë.

Më tej, Fetahu ka treguar se kanë parashtruar edhe kërkesë për masë të përkohshme.

“Kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim për masë të përkohshme, në mënyrë që të mos zbatohet në këtë rast vendimi i Apelit, vendimi i Themelores, vendimi i ZRRE-së i cili ishte rezultat i procedurës administrative dhe vet vendimi përkatësisht akti real i kontestuar. Për rrjedhojë, të mos zbatohet procesi i liberalizimit të energjisë elektrike derisa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim meritor për të vlerësuar nëse gjykatat e shkallës së rregullt kanë bërë lëshime ose gabime, apo kanë zbatuar në mënyrë të padrejtë kushtet ligjore”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika