Arrestohen 10 burra të dy familjeve në Lipjan, u përleshen mes vete

10 burra nga dy familje janë arrestuar në Lipjan pasi janë përleshur mes vete për motive ende të panjohura.

Siç thuhet në raportin 24-orësg të Policisë së Kosovës,  dyshohet se janë përdorur mjete të forta dhe madje pati edhe armë që nuk u shkrepën.

Të lënduar kanë mbetur dy persona gjersa të gjithëve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë.

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur. Njësitet policore si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën e cekur me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy të dyshuar prej të cilëve njëri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve (përfshirë edhe të lënduarit) pas intervistimit, u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë.”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “PJESËMARRJE NË RRAHJE & LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika