Tre persona nga Lipjani, njëri prej tyre i mitur janë intervistuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit kishin publikuar mjete të rrezikshme në rrjetin social tik-tok.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, të njëjtit nuk janë dërguar në mbajtje.
‘‘Lipjan 22.08.2025 – 14:00. Janë intervistuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, pasi që para disa muajve kanë publikuar në rrjetin social tik-tok mjete te rrezikshme (dy thika dhe një shufër metalike). Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar policia.