Rritje shqetësuese e vetëvrasjeve në Kosovë, KMDLNJ kërkon masa urgjente

Brenda 48 orëve, gjashtë persona kanë humbur jetën në rrethana të dyshimta, shumica e të cilave dyshohet se janë vetëvrasje.

Rritja e rasteve të kësaj natyre sipas kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, Behxhet Shala është alarmante.

“Realisht këto të gjitha kanë qenë vdekje të dyshimta, por në këto raste, nga informatat që kemi, numri më i madh i tyre janë vetëvrasje të dëshmuara. Për të tjerët, duhet një raport i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Është e keqe se pasi po bëhet publik një lajm për një vrasje të supozuar, atëherë rasti po kalon në procedura gjyqësore dhe rasti heshtet. Po mungojnë statistikat e sakta se sa vetëvrasje ka pasur gjatë këtij viti dhe në raste të caktuara nuk mund të pasqyrojnë realitetin, sepse ka aty probleme familjare që mundohen të mbulohen. Por, në përgjithësi, rritja e numrit të vetëvrasjeve është shumë shqetësuese për faktin që mbas përfundimit të luftës, kur ka qenë një situatë shumë e rëndë post-traumatike, ka pasur më pak vetëvrasje”, tha Shala për EO.

Njëra ndër arsyet sipas Shalës është edhe situate e rënduar ekonomike ku mes të tjerash, ai kritikoi edhe institucionet për mungesën e mekanizmave parandaluese.

“Të gjithë po merremi me pasojën. Kur ndodh rasti, të gjithë reagojmë, i gjykojmë rastet, por kjo është krijuar si një këngë vajtuese për të gjithë derisa të kalojë rasti. Por nuk ka asnjë mekanizëm parandalues. Nuk do të mund të çrrënjoset kjo dukuri, por së paku të ulen rastet. Është përgjegjësi institucionale që të trajtohen këto raste. Qytetarët nuk arrijnë që të lidhin muajin me muaj dhe nuk mund të mbijetojnë. Në raste të dëshpërimit, dikush ka familje dhe nuk mund të sigurojë gjërat elementare për familje dhe e gjen mënyrën më të lehtë: i jep fund jetës së tyre”, tha për Ekonomia Online, Shala.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika