Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt të papritur në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Bregu i Diellit, që ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë.
Pa furnizim do të mbesin këto rrugë: Rr. “Mehmet Gradica”,
Rr. “Elez Geci”,
Rr. “Qazim Bobaj”,
Rr. “Afrim Maliqi”.
Ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e problemit nga ekipet teknike të ujësjellësit.
KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje banorëve të këtyre zonave për mirëkuptim deri në rikthimin e furnizimit normal me ujë.