Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin aktual të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, si ushtrues të detyrës së Ministrit të këtij dikasteri.
Ky vendim vjen pas dorëheqjes së ministrit në detyrë, Liburn Aliu, i cili më parë dha dorëheqje nga posti.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu. Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim.