Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit

Edon Zhegrova është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri i Juventusit, Igor Tudor, për ndeshjen e sotme ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” e pret Dortmundin në stadiumin “Allianz” të Torinos nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve.

Edhe pse Tudor pak ditë më parë kishte deklaruar se Zhegrova nuk do të luajë ndaj gjermanëve, trajneri kroat ka vendosur ta përfshijë reprezentuesin e Kosovës në listë, duke i hapur mundësinë për debutim.

26-vjeçari u transferua te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror nga Lille për afro 16 milionë euro, por nuk ka luajtur që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar. Në Serie A, ai mungoi në derbin e javës së kaluar ku Juventusi mposhti Interin 4:3.

Përveç Zhegrovës, lajme pozitive ka edhe nga infermieria: Chico Conceiçao është rikuperuar pas lëndimit muskulor me Portugalinë, ndërsa Andrea Cambiaso rikthehet pasi ishte i pezulluar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika