Ish-diplomati amerikan James Rubin ka thënë se Christopher Hill, ish-zyrtar i lartë amerikan, nuk ishte miqësor me Hashim Thaçin në Rambuje ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi gjatë negociatave për paqe në qershor të vitit 1999.
Sipas Rubinit, Hilli shkoi në Shkup një ditë përpara finalizimit të Marrëveshjes së Rambujesë për të takuar delegacionin kosovar, por Thaçi nuk ishte i pranishëm.
Rubin tha se Hilli nuk ishte shumë miqësor ndaj Thaçit dhe shpesh jepte komente negative për të tek delegacioni amerikan dhe gazetarët:
“Unë e dija që Chris Hilll nuk ishte shumë miqësor ndaj zotit Thaçi. Unë e dija që Hilli do të jepte disa shpjegime negative për sjelljen e Thaçit dhe do të bënte komente negative për të tek delegacioni amerikan dhe gazetarët… Hilli thoshte: ‘Pse nuk është këtu? Pse bën sikur është kreu i një shteti? Pse bën sikur është person i rëndësishëm?’”, tha Rubin.
Rubin shtoi se ishte i vetëdijshëm për ndikimin e Hill-it në këtë situatë dhe përpiqej të shpjegonte arsyet për mungesën e Thaçit.
“Ka arsye që nuk është këtu, ndoshta ka mbetur në bjeshkë, ndoshta është në rrezik”.
Ai tregoi se Thaçi i kishte thënë se ishte i detyruar të udhëtonte në malet e Kosovës sepse Serbia kishte lëshuar një fletarrest për të në mars të vitit 1999.