Kryetari i Istogut, njëherësh kandidat për një mandat të ri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka bërë të ditur se në të gjitha shkollat e komunës janë vendosur kënde lojërash për fëmijët.
Përmes një postimi, Ferati ka theksuar se investimi në fëmijë është prioriteti kryesor i qeverisjes së tij.
“Fëmijët tanë meritojnë më të mirën, prandaj në çdo shkollë kemi sjellë kënde lojërash që çdo fëmijë të ketë vendin e vet për të luajtur. Rrugëtimi ynë vazhdon”, ka shktuar Ferati në Facebook.