“53 fusha sportive, tri stadiume dhe administratë e re” – Ahmeti thotë se për katër vjet e transformoi Lipjanin

Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidat i LDK-së për mandatin e ri, Imri Ahmeti, ka bërë një përmbledhje të punëve të realizuara gjatë mandatit të tij, duke theksuar zhvillimin e infrastrukturës dhe projekteve në qytet dhe në fshatra.

Ahmeti ka listuar ndërhyrjet e shumta në rrugë dhe rrugica, ndërtimin dhe renovimin e shkollave, si dhe krijimin e fushave dhe terreneve sportive.

Ai tha se më parë Lipjani nuk kishte asnjë terren sportiv, ndërsa tani janë ndërtuar 53 fusha sportive nëpër lokalitete të ndryshme, tri stadiume të mëdha, palestra të vogla dhe palestra e madhe në qytet.

“Janë realizuar shumë punë. Dhe mirë e së mirës kët punë nuk kanë qenë përjashtuese. Në çdo lagje, në çdo fshat është punuar. Janë punuar shumë rrugë e shumë rrugica. Janë punuar në shumë shkolla, renovime e shkolla të reja. Janë punuar fusha të hapura sportive, terrene të vogla sportive. Mos harroni që se kemi pasur asnjë terren sportiv. Janë 53 fusha sportive nëpër lokalitete të ndryshme. Janë tri stadiume të mëdha, që ka komuna se kanë asnjë, ne i kemi tri. Janë ndërtuar shumë palestra sportive, salla të vogla sportive. Palestra e madhe në Lipjan. Janë ndërtuar administrata e re e komunës, parkingu i komunës.

Janë punuar shumë kanalizime, shumë ujësjellës. Është një listë e madhe e projekteve. Të cilat janë zhvilluar në Lipjan. Dhe unë besoj që ndriqimi publik, asnjë shtyllë elektrike se kemi pas, tash kemi, janë dy fshatra që s’kanë në rrugë kryesore. Që priten shumë shpejt edhe atje të filloj puna për ndriçimin publik… pamja e lokaliteteve tona është ndryshe në raportet me gjetjet që e kemi pas. Jo vetëm e qytet por edhe e fshatrave”, ka thënë Ahmeti në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika