Ilir Ferati pritet me mikpritje në Vrellë, premton zhvillim për zonën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai ka bërë të ditur se takimet në oda mbajnë veçantinë e tyre dhe se sot është pritur me mikpritje nga familja Fetahaj në Vrellë.

“Takimet nëpër oda mbajnë veçantinë e ditës; tek Fetahajt gjetëm këtë mikpritje sot. Vrella është dukshëm një zonë me potencial të madh për zhvillimin e jetës së banorëve, ku planifikojmë së bashku, për të mirën e të gjithëve. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar në Facebook Ferati.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika