Kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së për Istogun, Ilir Ferati po vazhdon aktivitetet në kuadër të ditëve të fushatës.
Ditën e sotme, Ferati e ka nisur me rininë me ç’rast, tregoi planin e tij për rininë e Istogut.
“Energji, diell dhe kafe e mëngjesit me rininë e Istogut!
Këta të rinj më kanë bërë të qartë se kultura e Istogut po përcillet në çdo gjeneratë dhe është krejtësisht meritë e tyre respekti që gëzoj për ta.
Nga argëtimi deri te diskutimet me më peshë për vendin, këta janë liderët tanë të rinj e ardhmja e Istogut.
Plani ynë për ta është i qartë: zhvillim shoqëror, hapësira moderne dhe mundësi të barabarta për gjithësecilin.”, ka shkruar ai.