Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar për një takim të ngrohtë me familjen Dobrunaj, e cila e mirëpriti në shtëpinë e tyre.
Në këtë takim, Ferati tha se ka dëgjuar nga afër kërkesat dhe shqetësimet e banorëve, duke u zotuar për përgjegjësi të plotë në adresimin e tyre gjatë rrugëtimit politik.
Ai theksoi se angazhimi i tij dhe i ekipit të tij vazhdon edhe në Dubravë.
“Familja Dobrunaj na mirëpriti në shtëpinë e tyre. Në diskutime me banorët, dëgjuam kërkesat e tyre, për të cilat zotuam përgjegjësinë tonë në këtë rrugëtim, i cili vazhdon edhe në Dubravë. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. ✌🏼”, ka shkruar Ferati në postimin e tij në Facebook.