Ilir Ferati, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, ka zhvilluar një takim në fshatin Orroberdë, ku është pritur nga familjet Pacaj dhe Selmanaj, së bashku me kandidatin Arianit.
Ferati tha se nga ky fshat po vërehet një përkrahje e dukshme, e cila është rezultat i bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta të realizuara me qytetarët.
Ai theksoi se vetëm në këtë formë arrihet të kontribuohet për të mirën e komunitetit, duke u bazuar në vizionin e banorëve.
“Në Orroberdë tek familja Pacaj dhe Selmanaj bashkë me kandidatin tonë Arianitin. Përkrahje e dukshme nga ky fshat, me të cilin kemi projektuar së bashku, sepse vetëm kështu arrijmë të kontribuojmë me vullnetin tonë konform vizionit tuaj. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ✌🏼”, ka shkruar Ferati në postimin e tij në Facebook.
Mesazhi i tij është shoqërua me moton #RrugëtimiYnëVazhdon dhe #LDK113, si një garanci për vazhdimin e punës së përbashkët me qytetarët e Istogut.