Çitaku kritikon Kurtin për raportet me SHBA: Imagjinojeni, Thaçi nga Malet e Pashtrikut ka lidhur aleancë me NATO-n

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për qasjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se për raportet me Amerikën më shumë ka bërë Hashim Thaçi nga malet e Pashtrikut, raporton Ekonomia Online.

“Çka nuk është normale, është kaosi, kriza e izolimi në të cilën e ka futur Kosovën kjo kastë politike. E paimagjinueshme që 26 vite pas luftës, Kosova të jetë e ndëshkuar dhe e penalizuar nga aleatët e saj e tërë kjo për shkak të qasjes të papërgjegjshme e aventureske të Albin Kurtit. Nuk ka ndërhyrë Amerika në Kosovë për të na bërë vend  të dështuar e të izoluar. Imagjinojneni Hashim Thaci nga malet e Pashtrikut ka lidhur aleancë me NATO-n e tani e edhe tani nga burgu i Hagës e solli Amerikën në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së. Çka bëri Albin Kurti? Albin Kurti e ka gjetur në tavolinë nga komoditeti i zyrës së kryeministrit, suksesshëm ka arritur të rrënojë aleanca të shumta të cilat janë ndërtuar me shumë gjak, mund, sakrificë por edhe mençuri”, është deklaruar Çitaku./EO

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika