Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit dhe kryetar aktual, Imri Ahmeti, ka falenderuar banorët e fshatit Banullë për mbështetjen e tyre të fuqishme gjatë një takimi elektoral.
Ai ka theksuar se mobilizimi dhe energjia e banorëve të Banullës janë dëshmi e besimit të jashtëzakonshëm në fitoren e LDK-së në Lipjan.
Ahmeti ka shtuar se ky angazhim e motivon atë dhe ekipin e tij të vazhdojnë me punë të palodhshme dhe vizion të qartë për zhvillimin e komunës. Ai ka kujtuar rolin historik të Banullës në kohët e vështira, duke e përshkruar këtë fshat si shembull të rezistencës, bujarisë dhe atdhedashurisë.
“Faleminderit qytetarëve të Banullës për mbështetjen e fuqishme!” ka shkruar Ahmeti në Facebook.