Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me gratë mjeke, duke vlerësuar lart përkushtimin e tyre si ndaj pacientëve ashtu edhe ndaj familjes.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha.
Abrashi tha se mjeket gra përfaqësojnë sakrificë të madhe për shoqërinë dhe shëndetin e përgjithshëm.
“Mirënjohje për punën e palodhshme dhe rolin e pazëvendësueshëm që ato kanë në sistemin tonë shëndetësor”, ka shkruar në Facebook Abrashi.