Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur të hënën në fshatin Caravik të Klinës.
Sipas raportit të Policisë, dy persona të dyshuar janë arrestuar në lidhje me rastin. Ata dyshohet se kanë shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimave, të cilët ndodheshin në lëvizje me kamion.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Po ashtu, në kamion janë konstatuar shenja të plumbave.