Viktima që ishte plagosur më 18 shtator në fshatin Debelldeh të Vitisë ka ndërruar jetë.
Policia njofton se ai ishte duke u trajtuar në QKUK, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë.
Rasti tani është iniciuar si vrasje e rëndë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë ngjarje është ende në arrati.