Uran Ismaili prezanton sonte zgjidhjet për Tophanën: Çerdhe të re dhe bulevard të ri

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot do të ndalet në lagjen Tophane ku ka ftuar qytetarët t’i bashkohen për të parë prezantimin e zgjidhjeve të tij konkrete për këtë pjesë të kryeqytetit. Ai tha se “Tophanja edhe është shumë afër qendrës për të qenë kaq larg vëmendjes komunale”.

Projektet identifikuese të Ismailit për lagjen Tophane përfshijnë:

  • Rishikimin e planit të lagjes
  • Ndërtimin e një çerdheje të re
  • Ndërtimin e Qendrës së re komunitare për rigjallërimin e lagjes
  • Rregullimin e kabllove elektrike
  • Legalizimin e pronave
  • Restaurimin e klubit të boksit
  • Ndërtimin e një bulevardi modern me fasada të reja për vendosjen e identitetit të lagjes
  • Ndërtimin e trotuareve dhe shtigjeve të ecjes për këmbësorë

“Ju pres sonte te hapësira publike mes Remix dhe Albi Market në ora 19:00, ku do të flasim për projektet e mia konkrete për lagjen Tophane,” tha Ismaili.

Ky tubim vjen si vazhdimësi e takimeve që kandidati ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit në lagje dhe fshatra të ndryshme të kryeqytetit, ku deri tani ka prezantuar projektet për Kodrën e Trimave, Dardaninë, Hajvalinë, Bregun e Diellit dhe Bardhoshin.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/1FWS3dF7LH/?mibextid=wwXIfr

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika