Kryetari i Komunës së Istogut dhe kandidat për një mandat të ri, Ilir Ferati, ka vizituar Hotel Trofta, ku u prit nga pronari Smajl Bytyçi.
Ferati ka vlerësuar rëndësinë e këtij biznesi, i cili njihet si prodhuesi më i madh i peshkut në Kosovë dhe simbol i traditës, cilësisë dhe mikpritjes.
Ai ka theksuar se Istogu vazhdon të jetë i njohur në të gjithë vendin për këtë pasuri të veçantë.
Në programin e tij 4-vjeçar, Ferati premtoi që çdo biznes lokal do të marrë mbështetjen e duhur dhe do të promovohen produktet me një vulë të veçantë “Made in Istog”.
“Ndërsa ne, në programin tonë 4-vjeçar, do të vendosim një vulë të veçantë për secilin biznes lokal – “Made in Istog”, sepse çdo produkt i Istogut meriton të njihet dhe të vlerësohet kudo”, ka shkruar Ferati në Facebook.