Këshilli Veri-Atlantik i NATO-s dënon fuqishëm shkeljet e fundit të hapësirës ajrore nga Rusia

Këshilli i Atlantikut të Veriut u mblodh sot në kërkesë të Estonisë, për të diskutuar dhe dënuar fuqishëm shkeljen e rrezikshme të hapësirës ajrore estoneze nga Rusia më 19 shtator.

Komandanti i Lartë Aleat i Evropës (SACEUR), informoi Këshillin për këtë incident, ku tre avionë të armatosur rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për mbi dhjetë minuta.

“Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim: NATO dhe Aleatët do të përdorin, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake për të mbrojtur veten dhe për të penguar të gjitha kërcënimet nga të gjitha drejtimet. Ne do të vazhdojmë të përgjigjemi në mënyrën, kohën dhe fushën që zgjedhim ne”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, disa aleatë të tjerë – përfshirë Finlandën, Letoninë, Lituaninë, Norvegjinë dhe Rumaninë – kanë përjetuar kohët e fundit shkelje të hapësirës ajrore nga Rusia.

Në deklaratë thuhet se, Rusia mban përgjegjësi të plotë për këto veprime, të cilat rrezikojnë jetët e njerëzve dhe se duhet të ndalen.

Sipas Këshillit, përgjigja e NATO-s ndaj veprimeve të papërgjegjshme të Rusisë do të mbetet e fortë.

“Më 12 shtator, u lansua operacioni “Eastern Sentry” për të forcuar pozicionin e NATO-s përgjatë të gjithë krahut lindor. Do të forcojmë kapacitetet tona dhe do të rrisim aftësitë e mbrojtjes dhe frenimit, përfshirë mbrojtjen efektive ajrore.

Aleatët nuk do të frikësohen nga këto apo veprime të tjera të papërgjegjshme të Rusisë për të vazhduar angazhimet e tyre të përhershme për të mbështetur Ukrainën, e cila kontribuon në sigurinë tonë, në ushtrimin e të drejtës së saj të lindur për vetëmbrojtje ndaj luftës së egër dhe të pabazuar të Rusisë”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika