Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë pjesës së dytë të ditës pritet që në disa zona vranësirat të sjellin edhe riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 25 gradë.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 9 metra për sekondë.