Aksident tragjik me teleferik në Sri Lanka, humbin jetën shtatë murgj budistë

Shtatë murgj budistë humbën jetën gjatë natës në një aksident me teleferik në Sri Lanka, konfirmuan autoritetet lokale. Ngjarja ndodhi pranë manastirit Na Ujana, rreth 130 kilometra në verilindje të Kolombos, raporton Daily Mirror përcjell Dukagjini.

Sipas hetimeve paraprake, aksidenti u shkaktua nga këputja e kabllos, që çoi në shembjen e kabinës. Në të ndodheshin 13 murgj: dy prej tyre arritën të shpëtojnë me lëndime të lehta, katër u plagosën rëndë dhe shtatë të tjerë vdiqën.

Mes viktimave janë raportuar edhe murgj nga India, Rusia dhe Rumania. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkaqet e sakta të tragjedisë.