Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e nesërme me anë të një ceromonie do të shkatërrojnë amërt e vogla dhe të lehta ilegale.
Kjo ngjarje do të mbahet në fshatin Prelez që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj teksa do të marrin pjesë shumë ndërkombëtarë, transmeton Dukagjini.
“Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britaneze, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se ky aktivitet mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë përmes Programit të Kosovës për Siguri (KSSP).
Ky aktivitet nga policia do të filloj nga ora 09:30.