Ruatja e sigurisë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, 24 karabinierë italianë vijnë në Kosovë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se 24 karabinierë kanë arritur në vend teksa do të ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në njoftimin poashtu bëhet e ditur se Italia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë, transmeton Dukagjini.

“Jemi të lumtur të mirëpresim 24 Karabinierët italianë në Kosovë, të cilët së bashku me partnerët tanë evropianë do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale. Si pjesë e EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë e Formuar të Policisë Rezervë (RFPU) të EULEX-it, duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besimin brenda komuniteteve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika