Sekuestrohen 6 kamionë me dru në Ferizaj nga aksioni i Policisë

Policia e Ferizajt, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, ka zhvilluar një aksion kontrollues në fshatin Dardani, ku ka ndaluar gjashtë kamionë me targa vendore që transportonin lëndë drusore.

Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm për drunjtë që transportonin. Si pasojë, automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë aksionet në terren për parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.

Qytetarët ftohen që të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar rastet e tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e telefonit 192 dhe 0290/326-250.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika