Trump thërret takim urgjent me Kongresin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet sot me udhëheqësit kryesorë të partive Republikane dhe Demokrate në Kongres, ndërsa vendi përballet me rrezikun e një mbylljeje të pjesshme të qeverisë, që mund të nisë që të mërkurën në mesnatë.

Takimi zhvillohet në një klimë tensioni, pasi palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për buxhetin e përkohshëm që do të mbante funksionale agjencitë federale deri më 21 nëntor.

Muajin e kaluar, Demokratët në senat refuzuan një projektligj të hartuar nga Republikanët, me argumentin se ai nuk përfshin mbështetje për shërbimin shëndetësor, përfshirë rikthimin e fondeve për Medicaid, programe që ishin prekur nga ligji “One Big Beautiful Bill Act” i propozuar më herët nga Trump.

Nga ana tjetër, Republikanët kërkojnë që çështjet e kujdesit shëndetësor të trajtohen veçmas, si pjesë e negociatave për një pako të plotë financiare.

Edhe pse Republikanët kanë shumicën me 53 nga 100 vende në Senat, për të kaluar një projektligj buxhetor nevojiten të paktën 60 vota, që do të thotë se pa mbështetjen e Demokratëve, marrëveshja nuk mund të kalojë, raporton AlJazeera transmeton Klankosova.tv.

Nëse nuk arrihet marrëveshje deri të mërkurën në mesnatë, një pjesë e agjencive qeveritare do të ndalojnë së funksionuari. Punonjësit federalë do të mbeten pa paga përkohësisht, edhe pse do të kompensohen më pas. Ata që nuk konsiderohen të domosdoshëm do të dërgohen në shtëpi pa punë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë në SHBA. Sipas Qendrës për Politika Bipartizane, që nga viti 1980 janë regjistruar 14 mbyllje qeveritare, shumica me kohëzgjatje të shkurtër. Më e gjata zgjati 34 ditë, në fund të vitit 2018 dhe fillim të 2019.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika