Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se po kërkohet një qytetar nga fshati Staradran i Istogut, i cili është raportuar i zhdukur.

Bëhet fjalë për Beqir (Shaqir) Malokun, i lindur më 23 shkurt 1957, banor i fshatit Staradran – Istog.

Policia u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë organet e rendit, duke telefonuar në numrat: 192 ose 0800 19999 (pa pagesë), si dhe në 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë.

“Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është: BEQIR (Shaqir) MALOKU i lindur me 23.02.1957 në fshatin Staradran-Istog.  Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.  Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected]”, thuhet nga Policia.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika