Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka premtuar investime të mëdha në sektorin e arsimit, duke theksuar rëndësinë e krijimit të kushteve më të mira për nxënësit dhe punonjësit e arsimit.
“Mësimdhënësit në pritje të Kryetarit. Për shkolla më të mira, për arsim më cilësor, për kushte më të mira pune për punonjësit e arsimit. Për shkolla, çerdhe dhe kopshte të reja. Për një arsim që është lehtësim dhe jo barrë për familjet, duke mbuluar koston e shujtave ditore, transportit për nxënës dhe bursave për nxënësit e suksesshëm”, ka shkruar Buja në Facebook.
Ai ka ftuar qytetarët e Lipjanit që të mbështesin programin e tij dhe të PDK-së për një të ardhme më të mirë në arsim.
“Prandaj, ejani me ne, me PDK-në dhe programin tim për sektorin e arsimit. Ejani me ne sepse fitorja është e jona!”, ka theksuar Buja.