Artan Abrashi prezanton programin “Prizreni365”: Çdo ditë në shërbim të qytetarëve

 Artan Abrashi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, ka prezantuar programin e tij zgjedhor “Prizreni365”, për të cilin tha se është zotimi që çdo ditë e vitit të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Sot prezantuam programin tonë Prizreni365, i cili është zotimi im që çdo ditë e vitit të jetë në shërbim të qytetarëve. Ky program është fryt i bisedave me ju dhe ka përgjigje për të rinjtë, prindërit, të moshuarit, qytetin dhe fshatrat”, shtë shprehur Abrashi.

Ai shtoi se vizioni i tij është që Prizreni të shndërrohet në një qytet të zhvillimit, të mundësive dhe të dinjitetit, ku asnjë qytetar të mos mbetet pas.

“365 ditë në vit, bashkë për Prizrenin!”, ka shkruar në Facebook Abrashi.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika