Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren ka sekuestruar më një automjet të tipit Mercedes G63, i vitit 2022, me vlerë rreth 160 mijë euro.
Sekuestrimi i automjetit është bërë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi ekzistonte dyshimi se pronari i tij kishte detyrime të pashlyera në lidhje me këtë automjet. Sipas policisë, në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, dhe i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në Suharekë.
Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, ndërsa veprimet e mëtejshme do të kryhen sipas udhëzimeve të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë.
Policia e Kosovës thekson se ky operacion tregon bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht me vendet e Bashkimit Evropian, dhe riafirmon përkushtimin e saj për forcimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për drejtësi dhe siguri.