Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një tubim elektoral me qytetarët e Rubovcit të Madh, Kojskës dhe Rubovcit të Vogël.
Ahmeti theksoi se mobilizimi i banorëve në këto fshatra është dëshmi e besimit që ata kanë për vizionin dhe punën konkrete të tij për Lipjanin.
“Sonte qytetarët e Rubovcit të Madh, Kojskës dhe Rubovcit të Vogël, të mobilizuar për fitore
Entuziazmi dhe mbështetja e tyre treguan se ky tubim është burim force për vizionin tonë, për punën konkrete dhe për të ardhmen që po ndërtojmë së bashku.
Mesazhi është i qartë Rubovci i Madh, Kojska dhe Rubovci i Vogël janë në rrugën e zhvillimit dhe nuk ka kthim prapa.
Faleminderit për besimin tuaj të palëkundur.
Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin”, ka shkruar Ahmeti.