
Policia në Pejë ka arrestuar dy persona për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘deklarim i rremё’.
Të dyshuarit pasi janë ndaluar në një pikë kontrolli nga policia janë prezantuar me identitet të rrejshëm teksa tek njëri është gjetur edhe një armë, transmeton Dukagjini.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datёn 30.09.2025, derisa patrulla policore ishe nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’, ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armёs, katёr fishekё dhe njё fishek. Gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё.