Uran Ismaili tubim me gratë dhe vajzat e Prishtinës: Kryeqyteti i barabartë pas 12 tetorit!

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur sot një takim me gratë dhe vajzat e kryeqytetit, ku ka shpalosur zotimet e tij për një qeverisje lokale që garanton barazi gjinore dhe politika të drejta për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ai tha se barazia gjinore nuk është vetëm kauzë e grave por edhe e burrave: “Ajo që më jep shumë zemër është që edhe burrat kanë filluar ta kuptojnë se një qytet i padrejtë nuk zhvillohet, nuk merr frymë mirë dhe nuk ecën përpara. Nuk është qytet i mirë kur është i padrejtë ndaj grave. Prandaj, kauza ime është kauza juaj, dhe kauza juaj është kauza ime,” tha Ismaili.

Ai tha se në qeverisjen e tij do të zbatohet parimi 50/50 për përfaqësimin gjinor, duke thënë se kjo është një praktikë që e ka aplikuar edhe më herët.

“Gjatë kohës time në Ministrinë e Shëndetësisë kam pasur 60% gra në kabinet dhe 40% burra. Ka qenë kabineti më i balancuar në energji, më produktivi dhe me më pak probleme,” kujtoi ai.

Në këtë takim, Ismaili u zotua për politika konkrete që synojnë barazi të plotë mes grave dhe burrave: buxhetim gjinor, më shumë çerdhe, hapësira për ndërmarrësi dhe mundësi të barabarta për gratë.

“Qeverisja komunale që 25 vite nuk ka qenë e drejtë me 50% të popullsisë së vet, por tash është koha që këto padrejtësi të kthehen në mundësi për të gjitha gratë e Prishtinës,” tha ai.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika