Kryetari aktual dhe kandidat për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Gumnasellës.
Ai theksoi se programi i tij fokusohet në zhvillim, bujqësi, arsimin dhe shëndetësinë, dhe falënderoi qytetarët për besimin e tyre në rrugën e zhvillimit të Lipjanit.
“Mbështetje e jashtëzakonshme e qytetarëve punëtorë në Gumnasellë, të cilët dëshmuan besimin e tyre të pakursyer në rrugën e zhvillimit.
Tubime si ky tregojnë qartë se qytetarët besojnë në programin tonë, i cili nuk është thjesht një listë premtimesh, por një plan i qartë që fokusohet në zhvillim, bujqësi, arsimin dhe shëndetësinë.
Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!
Faleminderit Gumnasellë, për këtë mbështetje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.