Memli Krasniqi: Shukri Buja është kryetari për të cilin Lipjani ka nevojë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kandidati i tyre, Shukri Buja, është kryetari për të cilin ka nevojë Lipjani.

Krasniqi u shpreh se njerëzit e Lipjanit nuk kanë kohë për të humbur dhe për këtë të gjithë duhet t’i besojnë Bujës, transmeton Dukagjini.

“Vërtetë besoj që është koha që Lipjani të kthehet në rrugën e duhur. Kanë kaluar 12 vjet që Lipjani qeveriset nga një grup njerëzish të caktuar. Ka pasur potencial që nuk është shfrytëzuar, shumë kohë është humbur por njerëzit e mirë të Lipjanit nuk kanë kohë që të humbin më. Sot është momenti që të bëheni bashkë të gjithë pa dallime partiake rreth kandidaturës së Shukri Bujës dhe të ekipit të tij të jashtëzakonshëm për të kthyer Lipjanin aty ku duhet”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi, mes tjerash, u shpreh se secila punë në Lipjan e ka vulën e Shukri Bujës pasi i njëjti ka qenë edhe më herët në krye të komunës së Lipanit.

“Shukri Buja është kryetari për të cilin Lipjani ka nevojë – për të hapur një kapitull të ri, më të mirë e më dinjitoz për të gjithë”, tha Krasniqi.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika