Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme dy persona janë plagosur në Prishtinë e Suharekë.
Sipas raportit policor rasti në Prishtinë ka ndodhur në rrugën “Mark Sopi”, ku viktima është plagosur nga dy persona të panjohur, njofton Dukagjini.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek”, thuhet në njoftim e policisë.
Tutje bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë në arrati teksa policia ka nisur hetim.
Në Suharekë, rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë ku siç bëhet e ditur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes tre personave, i dyshuari ka shtënë me armë duke qëlluar viktimën.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin e Prizrenit i cili pas intervenimit kirurgjik është liruar.
Rasti në procedurë hetimore.