Kryetari aktual i Malishevës dhe njëherësh kandidati i Nismës Socialdemokrate për një mandat të ri, Ekrem Kastrati, është mirëpritur nga shumë qytetarë në Banjë.
Kastrati ishte i shoqëruar nga kryetari i partisë, Fatmir Limaj, në këtë tubim teksa u shpreh se Banja mbetet bastioni i Çeliktë i Nisma-s, njofton Dukagjini.
“Faleminderit Banja e kryetarit Limaj! Bastioni ynë i Çeliktë! Banja e ndryshimit, zhvillimit dhe fitores sonë pa balotazh”, ka shkruar Kastrati në Facebook.