Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur tubimin e radhës në fshatin Llukar, ku është pritur nga banorë të shumtë të zonës. Para tyre, Ismaili theksoi se Prishtina nuk ka nevojë për varësi nga qeveria për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe të fshatrave të saj.
“Unë nuk dal me projekte që nuk mund t’i realizoj. Prishtina është qendër që e ka buxhetin e vet dhe mund të vendosë vet. Nuk kemi nevojë me vetë askënd për me ndreqë çerdhe, drita, ujësjellës, trotuare apo infrastrukturë sportive,” tha ai.
Ismaili theksoi se konfliktet e vazhdueshme ndërmjet qeverisë dhe komunës po e dëmtojnë zhvillimin e kryeqytetit, ndërsa theksoi se pas 12 tetorit do të sjellë një qeverisje që punon për qytetarët, jo në përplasje me institucione të tjera. “Prishtina duhet t’i përdorë paratë e veta për punët e veta, për shërbime bazike nuk ka nevojë për Qeverinë” u shpreh ai.