Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, ka shprehur bindjen e plotë për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve po rritet çdo ditë e më shumë.
Në një postim të shkurtër, por të fuqishëm në rrjetet sociale, Buja ka deklaruar:
“Fitorja është e jona!”
Mesazhi i tij përçoi atmosferën entuziaste të fushatës së PDK-së në Lipjan, e cila, sipas tij, po përmbyllet me një energji të jashtëzakonshme dhe me besimin e qytetarëve për ndryshim.
Mbështetësit e shumtë të Buja-s kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke shpërndarë mesazhin e tij si shenjë të besimit se Lipjani po i afrohet një fitoreje të sigurt nën drejtimin e PDK-së.