Arrestohet 29-vjeçari i dyshuar për tentim vrasje në Drenas

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasje në tentativë, pas një incidenti që ka ndodhur sot rreth orës 02:30 të mëngjesit në fshatin Arllat të Drenasit.

Sipas njoftimit të policisë, viktima R.B., mashkull, ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë – dyshohet thikë – dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Njësitet policore të Drenasit kanë reaguar me shpejtësi duke ndërmarrë veprimet operativo-hetimore që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit E.B. (29 vjeç).

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika