Një burrë në Prishtinë është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së mërkurë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, derisa organet e rendit kanë iniciuar rastin si “Hetim i vdekje”, njofton Dukagjini.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.