Policia e Kosovës ka bastisur banesën e Fatmir Shehollit në Prishtinë, pasi i njëjti u arrestua këtë të enjte nën dyshimin për spiunazh.
Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se Sheholli është ndaluar për 48 orë teksa bastisja po bëhet me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera materiale ndaj tij, njofton Dukagjini.
“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimin për përfshirje në spiunazh